29 Mars 2024

Turqia i thotë jo gazit rus

Ankara, 6 shkurt - Deri në vitin 2018, Turqia ishte importuesi i dytë më i madh, pas Gjermanisë, i gazit rus.

Shumë kush ka menduar që pas lëshimit në punë të gazsjellësit “Rrjedha Turke”, Turqia do të rrit importimin e gazit rus, por investimi rreth 7 miliardë dollarë i Rrjedhës Turke, si duket nuk i ka arsyetuar shpenzimet.

Sipas llogaritjeve, importi i gazit rus për vitin 2019, në raport me vitin 2018 ka rënie prej rreth 40% dhe nga importuesi i dytë, Turqia tani më është importuesi i katër, pasi që vitin e kaluar Italia dhe Austria i kishin tejkaluar importet turke të gazit rus.

Në këtë ka ndikuar gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline), gazsjellës i cili sjellë gazin nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz të Azerbajxhanit. TAP-i kalon nga Azerbajxhani përmes, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe përmes ngushticës së Otrantos do të kaloj në Itali.

Pasi pjesa e gazsjellësit TAP deri në Turqi është përfunduar dhe ka filluar që të furnizoj tregun turk me gaz, kjo ka ndikuar që Turqia në vitin 2019 të rris importin e gazit nga Azerbajxhani për 29%.

Pos rritjes së importit të gazit nga Azerbajxhani, Turqia ka rritur edhe importin e gazit të lëngshëm dhe të dy këto kanë quar nëuljen e importit dhe varsh mërisë së Turqisë nga gazi rus, me rreth 40% brenda një viti. Turqia e ka ndërmarrë këtë hapë pas monopolit dhe çmimeve të larta të gazit rus, si dhe refuzimit tëpalës ruse që të negocioj çmimin e gazit.

Rasti i Turqisë e cila ishte importuesi i dytë më i madh i gazit rus dhe që brenda një viti ka zvogëluar importin me rreth 40%, duke gjetur mundësi tjera të furnizimit tregon më së miri se epoka e monopolit të gazit rus është duke përfunduar dhe mëkëtë edhe zbehja e fuqisë ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)