18 Shtator 2020

Tri shkolla përfitojnë nga programi i efiçiencës së energjisë

Gjilan, 6 gusht - Tri shkolla të Komunës së Gjilanit shkolla “Liria” në Pogragjë, “Dëshmorët e Kombit” në Livoq i Ulët dhe “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, janë përfituese të këtij programit, që financohet nga Banka Gjermane (KfW).

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri me stafin e drejtorisë, kanë shoqëruar një grup të ekspertëve nga kompania konsulente “GOPA” dhe “Albarchitect” e përzgjedhur për zbatimin e programit me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale të shkollave përfituese.

Tahiri ka bërë të ditur se në këtë program përfshihen masat e efiçiencës së energjisë si: sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmeve, termoizolimi, ndriçimi efiçient, ndrrimi i dritareve etj.

Ajo ka falënderuar KfW dhe Agjencinë e Efiçiencës së Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, pasi vlerëson se intervenimi me masa të efiçiencës së energjisë në objekte publike do të ulë koston e shpenzimeve për 50%, duke  krijuar kështu mundësi për Komunën e Gjilanit që këto kursime t'i kthej në investime publike dhe projekte me ndikim në zhvillim ekonomik dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

Sektori i Efiçiencës së Energjisë në kuadë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me shkollat përfituese do të përkujdeset për realizimin e të gjitha aktiviteteve me qëllim që ky program të zbatohet me kohë dhe sipas marrëveshjes me KfW.​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)