24 Prill 2019

Tranzicioni i energjisë fenomen global ndaj të cilit Kosova nuk është e veçuar

Prishtinë, 1 nëntor - Balkan Green Foundation dhe Germanwatch organizuan Konferencën mbi Tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” ku u shtjelluan sfidat, strategjitë e politikave si dhe rruga drejt një Tranzicioni të Energjisë në Kosovë dhe në rajon.

Visar Azemi, Drejtori Ekzekutiv i Balkan Green Foundation, me hapjen e konferencës tha se tranzicioni i energjisë është një fenomen global ndaj të cilit Kosova nuk është e veçuar.

“Tranzicionin e energjisë e kemi mësuar nga miqtë tanë Gjerman, të cilët dëshmuan që tranzicioni i energjisë është i mundur dhe tani ne jemi duke punuar së bashku për eksploruar mundësitë që Kosova ka në këtë fushë. Kosova ka potenciale të mëdha të energjisë solare, dhe asaj të erës, andaj, investimet në burimet e ripërtëritshmë duhet përshpejtuar,” tha Azemi.

Pjesë e konferencës ishin edhe Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Christian Heldt, Ambasadori Gjerman në Kosovë dhe Riccardo Serri, Shefi i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrim Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë, të cilët morrën fjalën për të diskutuar mbi rrugën drejt një të ardhmeje të begatë dhe të qëndrueshme të sistemit energjetik në Kosovë e rajon.

Përgjatë fjalimeve të tyre u cek se është e rëndësishme siguria e furnizimit me energji, përballueshmëria e çmimeve nga qytetarët, mbrojtja e ambientit dhe integrimi i burimeve të ripërtëritshme në sistemin energjetik – duke punuar kështu në arritjen e një tranzicioni energjetik në Kosovë dhe rajon.

Konferenca u nda në dy panele diskutuese. Paneli i parë diskutoi mbi rëndësinë e integrimit të burimeve të ripërtëritshme në sistemin energjetik, duke shqyrtuar politikat që nxisin efikasitetin e energjisë dhe kalimin nga qymyri në burimet e ripërtëritshme – të cilat janë thelbësore në arritjen e një tranzicioni energjetik në Kosovë dhe rajon.

Përgjatë diskutimit u tha se tranzicioni në energji nuk nënkuptohet vetëm në ndryshimin e burimeve të energjisë por edhe në përfshirjen e tranzicionit social, duke zhvendosur një sistem të centralizuar të energjisë në atë ku qytetari dhe konsumatori janë në qendër të zhvillimit të energjisë.

 Ky panel u përbë nga zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, DG ENER, Balkan Green Foundation, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, dhe GIZ.

Ndërsa, paneli i rradhës shqyrtoi sfidat dhe mundësitë e investimeve në sektorin e energjisë nga perspektiva e ekonomisë, ligjit, teknologjisë në dispozicion dhe investitorëve potencialë.

Përveç kësaj, panelistët debatuan mbi prioritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë zbatimin e Pakos së Tretë të Energjisë dhe integrimin në treg në nivel rajonal, si dhe në tregjet evropiane.

Pjesë e këtij paneli ishin përfaqësues nga KOSTT, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Germanwatch, Agora Energiewende, Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë, dhe nga SOWI Kosovo.

Prezent në konferencë ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe të huaja, shoqërisë civile, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, profesorë e studentë, të cilët kontribuan me diskutime konkrete në adresimin e çështjeve me interes të përbashkët në rrugën e Kosovës per zhvillimin dhe tranzicionin e energjisë.

Gjatë diskutimeve me pjesëmarrësit, u theksua se duke marrë parasysh se rajoni është shumë i varur nga lëndët djegëse fosile, është e domosdoshme që agjendat e zhvillimit të energjisë të prioritizojnë diversifikimin e burimeve të energjisë, duke pasur qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe përballueshmërinë si gur themelet e politikave të tyre të energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 prill 2019 - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon takim mikpritës për drejtorët e Drejtorive Komunale për Arsim. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon debat për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Hotel AFA, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të tortures, për monitorim të përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.​ (Salla për konferenca e Avokatit të Popullit, ora 10:00)

- Qendra e Karrieres në kuadër te Drejtorise se Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem organizon hapjen e “Panairit te Karrieres” 3 ditor. (Hapsirat e Qendres se Karrieres, në lagjen Taslixhe, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Hapet Panairi i Studimeve, ku universitete të ndryshme të Kosovës dhe regjionit, do të prezantojnë profilet akademike. (Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të organizojë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, me qëllim të promovimit të kompanive Kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë. (Qendra e Panaireve, fshati Shkabaj, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”. (Fshati Shkabaj, Qendra e Panaireve, ora 10:30)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajë një marrëveshje për të mbështetur Gjykatën Themelore të Mitrovicës. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2018, shqyrtimi i Raportit vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë mban debat publik me temën 'Uzurpimi i pronës në Kosovë - problem edhe pas 20 viteve'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente të Grupit Punues të Komisionit për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon aktivitetin kryesor të shënimit të javës së imunizimit për këtë vit. (Fshati Magure i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Mitrovicë organizon aksion simbolik lidhur me zhagitjen e punimeve në tunel, i cili vazhdon ende të jetë i bllokuar duke shkaktuar kështu kaos total të trafikut në qytetin e Mitrovicës. (Tek tuneli i bllokuar në Mitrovicë nga ana e Zhabarit, ora 12:00)

- Mbahet seanca përfundimtare për rivendosje në lidhje me kërkesën e profesorit te Fakultetit Juridik, Mejdi Bektashi i cili e ka paditur organizatën joqeveritare Admovere për shpifje, pas publikimit të raportit 'Stafi Akademik i UP-së'  në të cilin Bektashi ishte radhitur si njëri nga profesorët plagjiatorë. (Gjykata Themelore në Pallatin e Drejtësisë, objekti A, numër 204, ora 13:30)