23 Janar 2019

Thaçi e Minxhozi bisedojnë për shkëmbimin të energjisë elektrike mes KEK dhe KESH

Prishtinë, 10 dhjetor - Drejtori Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi  priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e dy korporatave shqiptare, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike dhe mundësit e reja për rritjen e bashkëpunimit.

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Thaçi e ka njoftuar ambasadorin se ndër vite është ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror mes KEK-ut dhe KESH-it, duke u respektuar të gjitha normat juridike dhe rregullat e tregut dhe njëkohësisht duke qenë në interes të dy shteteve dhe qytetarëve.

“Pa modesti e kemi thënë edhe me herët, dhe duhet ta përsërisim se bashkëpunimi mes KEK dhe KESH ndoshta duhet të vlej si shembulli me i mirë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona. Kemi ndërtuar partneritet të mirëfilltë, vëllazëror në interes të qytetarëve dhe pa i dëmtuar në asnjë rast interesat e dy korporatave."

"Në çdo situatë i përgjigjemi kërkesave të njëri tjetrit dhe i ofrojmë bashkëpunim në shkëmbim të energjisë elektrike bazuar në kapacitetet qe kemi në dispozicion. Ky bashkëpunim, pra shkëmbimi i energjisë elektrike në rastet kur kemi mungesa të mëdha njëra palë dhe ka kapacitete, teprica pala tjetër shkëmbehet 1 MW/h me 1MW/h, pra aq sa marrim sasi e kthejmë dhe anasjelltas."

"Kjo forme e bashkëpunimit nuk e dëmton asnjërën palë dhe është në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovë”, ka thënë Thaçi në këtë takim me ambasadorin e Shqipërisë z. Minxhozi.

Nga ana tjetër ambasadori Minxhozi e ka falënderuar drejtorin e KEK-ut për pritjen dhe për punën e shkëlqyer qe po behët në mes të dy korporatave. Gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të thelluar edhe me tepër këtë bashkëpunim.

Ambasadori gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur edhe iniciativa apo projekte të reja qe janë në interes të dy vendeve në sektorin e energjisë elektrike.

Ndër të tjera është biseduar edhe për mundësit e financimit të përbashkët, Kosovë – Shqipëri për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2019 - Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë organizon ngjarjen “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 9:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. (Komanda e  Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe tek shtatorja në Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesën e Rektorëve të Universiteteve Publike rreth programeve të pa akredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë, do të shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël. (Kino ABC, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet draft-Planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 14:30)