26 Prill 2024

Termokosi në shkurt subvencionohet me 3 milionë euro

Prishtinë, 15 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë këtij viti do të subvencionojë Ndërmarrjen “Termokos” me 3 milionë euro.

Pavarësisht se bëhet fjalë për ndërmarrje publike në pronësi të Komunës së Prishtinës Termokos edhe gjatë vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës ka marrë subvencione në vlerë prej 1.525.000 euro, prej të cilave, para vitit të ri, në kohën kur kanë filluar ngricat janë paguar 904.000 euro.

Nga mjetet e ndara për vitin 2012 me 13 shkurt në llogarinë e Termokos-it janë bartur 1.463,000 euro, ndërsa deri në fund të këtij muaji do të paguhen 540.000 euro, do të thotë se subvencionet vetëm në këtë muaj arrijnë shumën prej 2 milionë eurosh.

Pjesa tjetër e subvencionit për Termokos në shumën prej 1 milion euro do të paguhet në vjeshtën e këtij viti.

Nga shënimet e dhëna më lartë shihet se subvencionet nga buxheti i Republikës së Kosovës për këtë kompani në këtë viti janë rritur 100%.

Nderkaq pas publikimit të komunikates për media nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) se Qeveria e Republikës së Kosovës përmes MZHE-së do të subvencionojë “Termokosin” me 3 milion euro gjatë këtij viti, ka reaguar duke thene se 2 milion eurot e lejuara nga MZHE-ja janë vetëm realizim i pagesave për mazutin e shpenzuar janar – 15 shkurt 2012, ndërsa 1 milion euro janë të dedikuara për sezonën e ardhshme ngrohëse.

Këto mjete të lejuara nuk kanë të bëjnë fare me kërkesën, që “Termokosi”  ia kishte bërë një ditë më parë Qeverisë së Kosovës për mbështetje shtesë financiare.

Për sezonën ngrohëse 2011/12  “Termokosit” nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës i janë ndarë gjithsejtë: 3.404.000,00 euro, (nga Qeveria  2.904.000,00 euro, ndërsa nga Komuna e Prishtinës 500.000,00 euro)

N.P. “Termokos” sh.a. nga fillimi i sezonës ngrohëse 2011/2012 (12 nëntor 2011) deri më 15 shkurt 2012 ka shpenzuar 5.045.52 ton mazut, kthyer në vlerë financiare 3.580.532.750 euro.

Ndërkaq, planifikimi i shpenzimit të mazutit për tërë sezonën ngrohëse 2011/12 është 11 mijë ton, në vlerë 7.800.000,00 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)