16 Prill 2024

Termokosi: Me ndaljen e rrymës KEK-u po na shkakton dëme

Prishtinë, 11 shkurt - Ndërprerjet e paparalajmëruara të rrymës nga ana e KEK, po i shkaktojnë NQ “Termokos” sh.a, dëme teknike, sidomos në pjesët elektronike, pajisjet ndihmëse, pompa dhe flakërues si dhe goditje hidraulike në tubacion.

Kësisoj, vetëm gjatë 24 orëshit të kaluar, nga problemet e shkaktuara prej ndëprerjeve të rrymës elektrike, sipas shënimeve të Departamentit të Prodhimit, në ora 16:15 ka pasur luhatje të tensionit elektrik, ku si pasojë kaldajat kanë dalë prej prodhimit; në ora 16:50 deri 17:15 poashtu ndërprerje totale të rrymës elektrike  si dhe në ora 17:50 sërish luhatje të tensionit elektrike.

Për shkak të  gjithë këtyre ndërprerjeve të rrymës elektrike, nuk është punuar me Kaldajat prej orës 16:15-18:00, kurse gjatë ditës së sotme, situata me ngrohje qendrore i është kthyer normalitetit me furnizim të rregullt.

Shqetësuese mbeten sërish ndëprerjet e mundshme të energjisë elektrike, për të cilat “Termokos” sh.a, ka parashtruar disa herë radhazi kërkesë në KEK, që të jenë të paralajmëruar paraprakisht në rast të ndërprerjeve të rrymës, në mënyrë që Departamenti i Prodhimit të ketë mundësi që pajisjet gjeneruese t’i ndëpresë në mënyrë të rregullt, për shkak të sigurisë të këtyre pajisjeve.

E njejta vlen edhe për pajisjet të cilat e bartin energjinë deri te konsumatori, pra gypat e ngrohjes qendrore, në të cilën shkaktohen goditje hidraulike, e që përcillen me defekte në sistem dhe mungesë të furnizimit me ngrohje, për lagje të caktuara të qytetit. 

Të gjitha këto dëme, ndikojnë pos problemeve me konsumatorë, edhe në probleme tjera teknike, me kosto të lartë financiare, të cilat duhet të riparohen përmes servisimit jashtë Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)