19 Prill 2024

“Termokos” të hënën nis me sezonin e ri ngrohës

Prishtinë, 23 nëntor - Ngrohtorja e Prishtinës ”Termokos” sh.a. që nga dita e hënë më 26.11.2012, do të nis sezonin e ri ngrohës 2012/2013.  

 Orari i furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë do të bëhet varësisht nga lëvizja e temperaturave.

Apelojmë edhe një herë tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të paguajnë sa më parë faturat e ngrohjes, në mënyrë që të mundësojnë furnizim sa më cilësor me ngrohje.

Rikujtojmë se nga pagesa e faturave të ngrohjes varet jo vetëm cilësia e ngrohjes, por edhe kohëzgjatja e sezonit ngrohës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)