19 Prill 2024

Termokos sot në mengjes nuk u ka ofruar ngrohje konsumatorëve

Prishtinë, 7 shkurt - Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” me keqardhje njofton opinionin e gjerë, se sot në orët e paradites nuk ka arritur t’ iu ofrojë ngrohje konsumatorëve të vet, për shkak të vonesës së autoboteve me mazut, si pasojë e përkeqësimit të motit.

Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje pritet që gjatë ditës sapo të krijohen kushtet për qarkullim normal rrugor autobotet me mazut të arrijnë në “Termokos”, dhe në orët e pasdites të vazhdojë furnizimi normal me ngrohje.

Furnizimi me ngrohje në orët e pasdites do të zhvillohet sipas orarit, që është aplikuar gjatë ditëve të kaluara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)