22 Nëntor 2019

Termokos rrezikon përfundimin e sezonit

Prishtinë, 2 dhjetor - Menaxhmenti i Termokosit ka bërë të ditur së gjendja financiare e “Termokos” është rënduar tej mase për shkak të mospagesës së borxheve nga ana e konsumatorëve dhe mos mundësisë për ti bërë ballë ngritjes së çmimit të mazutit, përkatësisht sigurimit të sasive të mëdha të lëndës djegëse, në të mirë të sezonit ngrohës 2010-2011.

Paralajmërimet e kohëpaskohshme të konsumatorëve me gjendjen jo stabile financiare, lehtësirat ndaj pagesave të tyre dhe kërkesat për ndihmë sistematike në institucionet komunale, përkatësisht Kuvendit Komunal të Prishtinës, i cili është aksionar i kësaj kompanie, si dhe nga institucionet tjera, nuk kanë dhënë asnjë efekt deri tani që do të ndikonte në përmirësimin e situatës, përkatësisht sigurimin e lëndës djegëse – mazutit, prandaj apelojmë edhe një herë që të na ndihmojnë, për tu mos gjendur para aktit të padëshirueshëm që të mbyllet para kohe sezoni ngrohës. 

“Termokos” gjendet para një situate të papërballueshme me vetëm 70 t rezerva të mazutit, çka qon në pikëpyetje mbarëvajtjen e sezonit ngrohës.  Kësaj i shtohen edhe borxhet ndaj kontraktorit të mazutit që vetëm për sezonin e kaluar janë 964.834.68 euro, nga kjo shumë janë paguar 11.614.44 euro.

Duke u nisur nga kjo, gjatë këtij sezoni, Termokos ka pas furnizim 1,253.06 ton mazut, shprehur në vlerë 681,168.20 €, prej tyre janë paguar 251268.06 euro, kurse borxhi total i mbetur është 429,900.11€.

Edhe pse në maksimum është duke u bërë kursimi i lëndës djegëse, duke i rrezikuar pajijset teknike kur punojnë, normativi i shfrytëzimit të Flakëruesve të nxehtësisë është 3Ton për orë, me rrezikun më të madh nën mbikëqyrje të tërë kohshme të menaxhmentit deri në orët e vona të natës, i shpie në vend të 3 t në 2,2 ton.

Nga kjo rreziku teknik është jashtëzakonisht edhe për sigurinë e stafit edhe rrezikshmëri teknike.   

Borxhet e përgjithshme në sektorin e amvisërisë dhe atë komercial kapin shifrën prej 15,525,669.29€ që nga viti 2000 e deri nëntor të viti 2010. Sa i perket sektorit banesor – borxhet janë 12,905,099.48€  ndërsa sektori afarist ka borxhe në vlerë 2,620,569.81€
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)