29 Mars 2024

Termokos kërkon fonde shtesë nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt - Ulja drastike e temperaturave ka ndikuar në shpenzimin enorm të sasive të mazutit që “Termokos” ka pasur në dispozicion për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Si rrjedhojë,  këtyre ditëve “Termokos” është duke shfrytëzuar sasitë e fundit që ka në rezervuare, me të cilat mund të ofrojmë ngrohje edhe për 2-3 ditë vetëm në orët e paradites.

Në këtë situatë dhe në përpjekje për të ofruar ngrohje në këto ditë të ftohta dimri, menaxhmenti  i “Termokosit”, sot është detyruar që të kërkojë mbështetje financiare shtesë nga Qeveria e Kosovës.

Në përpjekje për tejkalimin e kësaj situate, mbesim me shpresë se kërkesa e “Termokosit” do të has në mirëkuptimin e Qeverisë së Kosovës, gjë që do të mundësonte furnizimin me ngrohje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)