27 Shtator 2020

Termocentralet me qymyr po shkelin rënd limitet e ndotjes se ajrit

Prishtinë, 11 dhjetor - Vendet e Ballkanit Perëndimor i tejlkalojnë rreth 6 herë më shumë limitet e ndotjes së ajrit të dakorduara me Komunitetin e Energjisë sa i përket emetimeve të SO2, thuhet në raportin e publikuar nga CEE Bankwatch Network dhe mbështetur nga Instituti INDEP. 

Sipas hulumtimit, emetimet totale të SO2 nga termocentralet e qymyrit në Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut ishin më se gjashtë herë më të larta në 2018 sesa limiti i përgjithshëm i rënë dakord me Komunitetin e Energjisë bazuar në Planet Kombëtare për Zvogëlimin e Emisioneve.

Emetimet e pluhurit nga termocentralet e qymyrit në Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Maqedoninë e Veriut gjithashtu kanë tejkaluar limitet me mbi 60 përqind. Vetëm kontributet e Serbisë dhe të Kosovës ishin të mjaftueshme për të shkelur madje limitin e përgjithshëm.

Kosova B ishte termocentrali me emetimet më të mëdha të pluhurit në të gjithë rajonin, duke prodhuar rreth gjysmën e totalit të lejuar për të katër vendet bashkë.

Vendet në Ballkanin Perëndimor janë nënshkruese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, i cili përfshinë caqet për uljen e ndotjes industriale, i pari prej të cilëve duhej të ishte zbatuar deri në vitin 2018. Megjithatë, hulumtimi i ri thekson se, jo vetëm që vendet po i shkelin angazhimet e tyre, por në disa termocentrale në rajon, nivelet e ndotjes janë përkeqësuar.

"Duke pasur parasysh natyrën kërcënuese për jetë të ndotjes së ajrit, neglizhimi i kësaj çështje nga qeveritë e rajonit është i pakuptueshëm dhe i dënueshëm. Investimi në kontrollim të ndotjes nuk është thjesht një detyrim ligjor, por është gjithashtu detyrë e çdo qeverie që kujdeset për njerëzit e saj, " tha Ioana Ciuta, Koordinatore për çështje të energjisë në Bankwatch dhe njëra nga autoret e raportit.

"Dy termocentralet vazhdojnë të jenë burime alarmante të ndotjes në vend. Sipas strategjisë aktuale të energjisë në Kosovë, mbyllja e termocentralit Kosova A parashihet të ndodhë në momentin kur të vihet në funksion Kosova e Re."

"Mirëpo, duke qenë që zhvillimet për sa i përket projektit Kosova e Re kanë ngecur, nuk mund të justifikohet mungesa e veprimit të Qeverisë në drejtim të rehabilitimit ose në rastin më të mirë, mbylljes së tij."

"Qeveria e re duhet të fokusohet në përpilimin e skenareve alternative për prodhimin e energjisë në vend. Këto vendime duhet të merren tani dhe duhet të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme. “ – thotë Learta Hollaj nga INDEP.  

Raporti përfshinë rekomandime se si qeveritë e katër shteteve mund të përmirësojnë monitorimin dhe kontrollimin e ndotjes, si dhe për mënyrën se si Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të fuqizuar Komunitetin e Energjisë, si dhe për të siguruar që shkeljet e limiteve të ndotjes të mos vazhdojnë pa u ndëshkuar.

 Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e ka dorëzuar raportin e emetimeve për vitin 2018 në Agjencinë Evropiane të Mjedisit, edhe pse ishte e detyruar ta bëjë këtë.

Prandaj, duke pasur parasysh që asnjë investim i madh nuk është realizuar ndërmjet viteve 2017 dhe 2018 në kontrollimin e ndotjes, në raport janë marrë për bazë shifrat e vitit 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)