24 Prill 2024

Tenderi gjashtëmilionësh i KEK-ut, në Prokurorinë Speciale

Prishtinë, 18 shtator - Tenderi për “Ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut” është në duart e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas ankesës së kompanisë “Besa Security”, raporton “Koha Ditore”.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim rreth këtij tenderi në vlerë prej 6 milionë eurosh, duke i dhënë të drejtë KEK-ut, i cili kishte rekomanduar për dhënie të kontratës konsorciumin “Security Code & WDG”.

Por, para se të vendoste OSHP-ja lënda i është përcjellë Prokurorisë Speciale dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit nga ana e kompanisë “Besa Security”.

Kjo kompani thotë se do t’i drejtohet edhe Gjykatës Supreme, pasi gjatë gjithë procesit ka pasur shkelje ligjore.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Granit Hasani, ka thënë t’u jetë drejtuar organeve të drejtësisë para se të merrej një vendim final nga OSHP-ja për shkak të dyshimeve që kanë pasur në tërë procesin e tenderimit.

/KD/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)