26 Prill 2024

Temperaturat në Kosovë do të arrijnë deri në 40 gradë celsius

Prishtinë, 22 gusht - Të dhënat e fundit të qendrave evropiane të meteorologjisë tregojnë që Ballkani Perëndimor, në veçanti Kosova, pritet të përballet me temperatura ekstreme, veçmas gjatë kësaj jave, ku termometri mund të mbërrijë deri në 40 gradë celsius.

“Në Prishtinë temperaturat të martën e kësaj jave do të luhaten nga minimalja 21, ndërsa maksimalja 35 gradë celsius, ndërkaq të mërkurën, të enjten dhe të premten, temperaturat do të mbërrijnë në deri në 39 gradë celsius”, thuhet në ueb faqen zyrtare të meteorologjisë evropiane “Forcas”.

Sipas kësaj qendre, temperaturat të dielën në Prishtinë kanë qenë mes minimales 16 dhe maksimales 31 gradë celsius. Të dhënat e prezantuara nga kjo qendrës janë vlerësuar reale edhe nga ana e institutit hidrometeorologjik të Kosovës.

Drejtori i këtij instituti, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se java që po hymë pritet të jetë java me e nxehtë në dekadat e fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)