28 Mars 2024

Temperaturat gjatë javës do të jenë për 2-3 gradë mbi vlerat e mesatareve.

Prishtinë, 23 prill - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme,Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Gjatë ditëve në vijim këto masa të ajrit me presion të lartë do të ulen duke lëvizur rreth vlerave të normales. Temperaturat do të jenë për 2-3 gradë mbi vlerat e mesatareve.

Si pasoj e temperaturave të larta dhe erërave që po fryjnë në pjesën perendimore dhe jugperindimore të kontinentit, kah mesi i javës ka mundësi të larta që në shum pjesë të Kosovës të paraqitet pluhuri Afrikan, i cili me vete, përpos reshjeve të shiut dhe rrufeve lokale, do të bartë edhe grimca të pluhurit, fenomene  të zakonshme gjatë viteve të fundit.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lart kështu që nga ora 10-16 mundësisht të jemi më pak në kontakt me rrezet direkte të diellit (kuptohet ky regjim nuk vlen në ditët kur qielli është i mbuluar me re).

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por që dominues parashihet të jetë drejtimi i jugperendimit dhe shpejtësia e saj do të arrij deri 9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)