19 Shkurt 2020

Temperaturat e larta do të vazhdojnë deri me 4 shtator

Prishtinë, 28 gusht - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se masat e ajrit të cilat janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin e Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vendin tonë deri me datën 4 shtator, duke e mbajtur ketë situatë termike me temperatura të larta.

Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit patë reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë Celsius.

Muajin korrik që e lamë, ishte muaji më i nxehtë, sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius, por edhe muaji gusht e mbajti konstant, pothuaj gjithë atë valë të nxehtit Afrikan.

Do të ketë intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00) 

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)