25 Prill 2024

Të premten protesta me moton "Ndal hajnin - Zhvilloje shtetin"

Prishtinë, 20 mars - Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka paralajmruar protesta sërish për të premten me moton "Ndal hajnin - Zhvilloje shtetin".

Në konferencën e sotme për media, organizatorët e protestës, thanë se raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Avokatit të Popullit, kanë dëshmuar për parregullsi të shumta sistematike në KEK.

Protesta do të fillojë në orën 12:00 duke marshuar nga KEK-u drejtë ndërtesës së Qeverisë. Ata kanë disa kërkesa në lidhje me ratin e KEK-ut në protestën e së premtes.

“Ne qytetarët e Kosovës si tatimpagues të Republikës presim shërbime nga shteti. Hetimi, vënia para përgjegjësisë e fajtorëve për ata që i shkaktojnë dëme shoqërisë sonë, i takon institucioneve për të cilat ne paguajmë tatime”, ka thënë Avni Zogiani nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar.

Institucionet e Kosovës sipas tij nuk janë duke funksionuar. Hajnia që filloi hapur me KEK-un po na del të jetë përbashkues i institucioneve të Republikës.

"Për vjedhjen ndaj qytetarëve, asnjë nuk u shkarkua, asnjë nuk u dorëhoq, asnjë nuk u vu përpara drejtësisë, për më tepër, u luajt me qytetarët e Kosovës, u përçmuan protestuesit dhe u relativizua gjithçka", ka theksuar Zogiani.

Ata kanë kërkuar hetim të plotë te veprimtarisë së KEK-ut rreth manipulimit të faturave që nënkupton edhe sqarimin e vënies së orëve digjitale dhe kalibrimit të tyre gjë e cila duhet të rezultojë me vënien e fajtorëve para drejtësisë.

Rishikimi i politikave tarifore nga ZRrE me ç’rast do të ulen çmimet e energjisë elektrike

Të hetohen dhe të vihen para drejtësisë të gjithë pjesëmarrësit në korrupsion pavarësisht pozitës politike që mbajnë, ashtuqë të kthehet besimi i qytetarëve në institucione të cilat vërtetë funksionojnë dhe punojnë në të mirën e tyre.

Ata po ashtu kanë kërkuar rishikimin e politikave tarifore nga ZRrE me ç’rast do të ulen çmimet e energjisë elektrike.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar gjithashtu ka kërkuar hetimi të plotë të veprimtarisë së KEK-ut rreth manipulimit të faturave që nënkupton edhe sqarimin e vënies së orëve digjitale dhe kalibrimit të tyre gjë e cila duhet të rezultojë me vënien e fajtorëve para drejtësisë

Grupi i Qytetarëve të Organizuar thërret të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në manifestime paqësore në institucionin e vetëm të pakorruptuar e funksional, në protestë. Ta ndalim hajninë dhe ta zhvillojmë shtetin!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)