28 Mars 2024

TC “Kosova e Re” nis më 2014

Prishtinë, 3 mars - Edhe pse projekti i Termocentralit "Kosova e Re" që ka filluar qe nga viti 2006 dhe i cili ishte i paraparë që terësiht të përfundoj në vitin 2010 ai edhe sot e kësaj dite ende ka mbetur vetëm në letër.

Ministria e Zhvillimit Ekonomika ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji pritet të shpallet tenderi për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa deri në fund të vitit të shpallet kompania fituese, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë.

Leonita Shabani, këshilltare politike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për Radion Evropa e Lirë, tha se nëse gjithçka shkon sipas agjendës së Qeverisë, në vitin 2014 do të fillojë ndërtimi i projektit “Kosova e Re”.

Me realizimin e këtij projekti, pritet të stabilizohet gjendja energjetike në Kosovë.

“Nëse të gjitha aktivitetet do të realizohen konform pritjeve dhe orientimeve tona, ne presim që të shpallim fituesin gjatë vitit 2013”.

“Ndërsa,  sipas procedurave, të cilat janë të paraparë për këtë projekt, pritet që deri në fund të muajit dhjetor, ose deri në fund të vitit, të shpallet fituesi, kurse menjëherë në vitin 2014, të fillojë procesi i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, tha Shabani.

Vendimi për ndërtimin e këtij projekti ka filluar para tetë vjetësh, menjëherë pas formimit të atëherë Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, projekt ky që në atë kohë është quajtur termocentrali “Kosova C”.

Ndërsa, qysh para një dekade janë bërë analiza, si nga institucionet vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për përmirësim të energjisë elektrike - periudhë kjo kur vendi  ballafaqohej me reduktime të ashpra të energjisë.
 
Ky projekt është zvarritur nga viti në vit, pasi viteve të fundit, gjithmonë është thënë se do të fillojë ndërtimi i projektit, por një gjë e tillë nuk u realizua në praktikë, madje disa konsorciume të mëdha ndërkombëtare janë tërhequr nga procesi tenderues .

Por, pavarësisht zvarritjes së këtij projekti, Leonita Shabani, tha se kanë arritur të ruajnë interesimin e investitorëve të huaj për të marrë pjesë në këtë proces. Ndërkaq, në garë, sipas saj, aktualisht janë dy konsorciume të mëdha ndërkombëtare, një nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe tjetra nga Turqia.

Leonita Shabani siguron se projekti i ri do të realizohet sipas standardeve  ndërkombëtare sa i përket ambientit, ndërkaq kostoja e prodhimit, sipas saj, nuk do të ndikojë në ngritjen e tarifave të energjisë.

“Një ndër prioritetet më të rëndësishme në kuadër të këtij projekti mbetet ndërtimi i termocentralit, i cili do të jetë konform standardeve më të larta të ambientit, të cilat aplikohen në vendet më të zhvilluara”.

“Gjithashtu, ne presim që, përmes realizimit të këtij projekti, të sigurohet një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike për një periudhë afatgjatë dhe kostoja e prodhimit të mos reflektohet në tarifat e energjisë elektrike, të cilat duhet të paguhen nga qytetarët e Kosovës”, shpjegoi Shabani.

Ndryshe, disa organizata joqeveritare që vazhdimisht janë marrë me çështjet energjetike dhe kanë kundërshtuar disa pika në këtë projekt, konsiderojnë se projekti ka pësuar  disa ndryshime, kështu që, sipas tyre,  procesi duhet të tenderohet që nga fillimi.

Agron Demi, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, dyshon që në këtë projekt të ketë kompani të interesuara ndërkombëtare.

“Konsiderojmë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të duhej të hapte procesin që nga fillimi, nëse dëshiron të shkojë tutje, por ende nuk janë bërë planet e duhura për të vazhduar me ‘Kosovën e Re’”.

“Kjo për shkak se MZHE-ja ka punë shumë të mëdha për të bërë, e një ndër to është ndryshimi i Strategjisë së energjisë, që parashihet të bëhet në prill të këtij viti”, vlerëson Demi.

Projekti ka pësuar ndryshime, duke u bërë ndarja e termocentralit “Kosova B” nga pakoja tenderuese e projektit “Kosova e Re”.

Sipas kësaj pakoje, termocentrali “Kosova e Re”, do të ketë kapacitet prej 600 megavatësh. 

 

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)