18 Shtator 2019

TC Kosova e Re është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe të BE-së

Prishtinë, 10 maj – Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të kampanjës, #mosthujsekamdite, ngrehin shqetësime mbi faktin se TC Kosova e Re është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe të BE-së mbi Konkurrencën dhe Ndihmën Shtetërore.

Marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal (GenCo) përmbajnë elemente të Ndihmës Shtetërore. Qeveria e Kosovës morri përsipër obligimin për të paguar ngarkesën për kapacitet dhe për të blerë energjinë elektrike të prodhuar për një periudhë 20-vjeçare.

Marrëveshja thotë se çmimi i synuar prej €80/MWh do të garantohet për tërë këtë periudhë. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, qeveria ka krijuar ndërmarrjen publike NKEC për të vepruar si ndërmjetës mes Kosovës, GenCo-s dhe kompanive të distribucionit në Kosovë. NKEC obligohet t’ia paguajë GenCo-s energjinë elektrike nën një çmim të garantuar, që përfshin një pagesë të lartë për kapacitet.

Kjo marrëveshje parashihet të veprojë si destimulues për investitorë që duan të hyjnë në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për një periudhë 20-vjeçare. Ajo nuk i lejon NKEC dhe kompanive të furnizimit të energjisë të blejnë energji elektrike me çmime potencialisht më të ulëta në tregje të hapura në Kosovë dhe në rajon.

Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re me termet e nënshkurara do ta bllokojë energjinë elektrike të Kosovës nga tregu evropian.

Kosova do të jetë e obliguar me kontratë ta blejë energjinë elektrike nga termocentrali i ri me thëngjill edhe nëse çmimi i tregtimit të saj është më e ulët sesa ajo në tregun ndërkombëtar.

Bazuar në projektimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, çmimi mestar i energjisë elektrike në rajon në vitin 2023 do të jetë rreth €50-60/MWh ose për €20-30/MWh më pak se sa çmimi i cili do t’i paguhet GenCos përgjatë periudhës 20-vjeçare.

Termocentrali i ri në Kosovë do të bëjë që linjat e interkoneksionit të jenë joefektive, duke qenë se Kosova nuk do të hyjë në tregti me shtetet tjera evropiane.

Të gjitha pagesat për shfrytëzim të sistemit do t’i ngarkohen NKEC dhe jo ContourGlobal. Prodhuesit tjerë të energjisë elektrike janë përgjegjës për t’i mbuluar këto pagesa dhe i bën ata më pak konkurrues.

Përjashtimi vetëm i ContourGlobal nga obligimi i kësaj pagese përbën diskriminim ndaj prodhuesve tjerë dhe është në kundërshtim me balancimin e bazuar në treg.

Qeveria e Kosovës do të duhet ose të subvencionojë shfrytëzimin e rrjetit dhe transferimin e balancit, ose ta socializojë koston e shfrytëzimit të marrëveshjeve të njëpasnjëshme dhe më pas të njëjtat t’ia faturojë konsumatorëve fundorë (qytetarëve të Kosovës).

NKEC e privilegjon ContourGlobal në furnizim të linjitit në krahasim me konkurruesit tjerë në gjenerim.

Ajo i garanton thëngjillin më efikas për një çmim më të ulët, duke ua lënë konkurrentëve thëngjillin më pak efikas për një çmim më të lartë. Dhe së fundi, marrëveshja për transferimin e lokacionit përbën një tjetër rast të Ndihmës Shtetërore në këto kontrata.

Qeveria e Kosovës do t’ia bartë disa pjesë të tokës shtetërore palës tjetër me një çmim që është shumë nën çmimin mesatar të tregut. Kjo do t’i japë ContourGlobal përparësi ndaj prodhuesve tjerë të energjisë elektrike.

Përkundër efektit dëmtues mbi konkurrencën, TC Kosova e Re shkelë të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare. TC Kosova e Re është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe të BE-së mbi konkurrencën dhe Ndihmën Shtetërore. Qeveria e Kosovës ka lidhur një kontratë me një subjekt i cili do të ndërtojë termocentralin e ri pa kërkuar miratimin e departamentit për Ndihmë Shtetërore, siç kërkohet me ligj.

Nga tetori i vitit 2015, Kosova është palë nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Neni 77(c) i kësaj marrëveshjeje, ngjashëm me ligjet e BE-së, ndalon angazhimin e përkrahjes së shtetit për subjekte në rast se mund të ndikojë konkurrencën. Dështimi për t’iu përmbajtur kësaj marrëveshjeje mund të ndërpresë negocimin për hyrje në BE.

Aktualisht, ContourGlobal (GenCo) është në fazën përfundimtare të sigurimit të një kredie për të financuar projektin TC Kosova e Re. Pas finalizimit të kredisë, garancia e kredisë duhet të shkojë në parlamentin e Kosovës për miratim.

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) i bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës mos të votojnë garancinë e kredisë në Kuvend.

Nëse projekti miratohet, Kosova rrezikon t’i pezullohet e drejta e votës në Këshillin e Ministrave të Sekretariatit të TKE, ta dëmtojë veten në procesin e bashkimit në BE, duke qenë se nuk po e zbaton marrëveshjen e MSA, si dhe të përballet me padi në gjykatat nacionale për shkelje të ligjeve nacionale për Ndihmën Shtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)