24 Prill 2024

TC "Kosova e Re", dështon edhe në 2012

Prishtinë, 6 dhjetor - Projekti TC “Kosova e Re”, i cili udhëhiqet nga Komiteti Drejtues i Projektit ku ministri i MZHE-së është kryesues i këtij Komiteti, gjendet në fazën e zhvillimit të përgatitjes së kërkesës për propozime, pas heqjes së TC “Kosova B” nga transaksioni.

Qeveria e Kosovës as sivjet nuk arrin ta përfundojë projektin për nisje e termocentralit “Kosova e Re”.

Shtyrja e këtij projekti për vitin e ardhshëm arsyetohet me vendimin e Qeverisë ku është hequr nga tenderi “Kosova B”.

Sipas indikacioneve të këshilltarit të transaksionit kompanitë e para kualifikuara kanë shprehur interesim që të jenë pjesë të tenderit të ndryshuar.

Humbjet financiare deri tash nga neglizhenca e këtij projekti, sipas ekspertëve përllogariten të jenë rreth 1 miliard euro. Gëzim Baxhaku, këshilltar për media i ministrit të Zhvillimit Ekonomik (MZHE), thotë se edhe këtë vit nuk do të ketë tender.

“Aktualisht është duke u ridizajnuar projekti i “Kosovës së Re”, kjo pasi që me vendimin e Qeverisë nga tenderi është hequr “Kosova B”, sipas indikacioneve të këshilltarit të transaksionit, kompanitë e parakualifikuara kanë shprehur interesim që të jenë pjesë e tenderit të ndryshuar”, tha Baxhaku.

Ai ka thënë se Qeveria pret që shumë shpejtë Komiteti qeveritarë për “Kosovën e Re” të aprovon dokumentet e tenderit dhe me atë rast të përcaktohen kompanitë e parakualifikuara që duhet të dorëzojnë ofertat e tyre.

/kosova sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)