16 Prill 2024

Tarifat e rregulluara të energjisë elektrike do të mbesin të njëjta këtë vit

Prishtinë, 16 prill - Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të pestë me radhë për këtë vit, të mbajtur sot ka shqyrtuar tarifat për shërbimet e transmetimit, shpërndarjes dhe tarifat me pakicë të furnizimit me shërbim universal me  energji elektrike.

Sipas vendimit të Bordit tarifat me pakicë për konsumatorët e rregulluar do të mbesin të njëjta edhe për këtë vit tarifor 1 Prill 2019 – 31 mars 2020.

Pjesë e shqyrtimit të Bordit, në këtë seancë, ka qenë edhe kërkesa e Operatorit të Sistemit të shpërndarjes (KEDS) për të hapur Shqyrtim të jashtëzakonshëm të Parametrave Rregullativ për Periudhën 2018 - 2022.

Por Bordi, duke vlerësuar se kërkesa e KEDS nuk përmbushë kriteret ligjore për hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm dhe nuk ka mbështetje ligjore dhe as nga pasqyrat e ndikimit financiar, ka vendosur që ta refuzojë atë duke vazhduar aplikimin e Parametrave aktual Rregullativ.

Bazuar në këto parametra, Bordi, me 28 mars 2019, ka caktuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për Operatorët e Transmetimit, Shpërndarjes dhe Furnizimit me Shërbim  Universal.

Në këtë seancë, Bordi gjithashtu ka aprovuar kërkesën e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, për marrjen e Autorizimit Preliminar për ndërtimin e impiantit për prodhimin e energjisë Termike dhe Elektrike nga Biomasa, me një kapacitet të instaluar prej dhe 15 MW për energji termike dhe 1.2 MW për prodhim të energjisë elektrike. Ky projekt do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe është i pari në vend nga burimet e biomasës.

Pas shqyrtimit Bordi ka aprovuar edhe kërkesën e ndërmarrjes “Enerco LLC” Sh.p.k për marrjen e licencës për furnizim me energji elektrike, duke quar kështu numrin e të licencuarve për furnizim me energji elektrike në 8 furnizues dhe duke krijuar kushte edhe më të favorshme për funksionim të një tregu të lirë të energjisë elektrike.

Në këtë seancë po ashtu është vendosur edhe për aprovimin e kërkesës së një konsumatori, nga komuna e Prishtinës, për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese për vet- konsum nga panelet solare, me kapacitet të instaluar prej 5 kW.

Pjesë e shqyrtimit si zakonisht,  kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve si dhe disa çështje të tjera të menaxhimit të zyrës së Rregullatorit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)