22 Janar 2019

TAP, nisin punimet për tubacionet nën det

Fier, 20 tetor - Gazjellësi TransAdriatik Pipeline (TAP) nisi sot punimet për realizimin e pjesës ndoshta më të vështirë të projektit, atë të instalimit të tubave të cilët do të kalojnë nën detin Adriatik për të lidhur kështu segmentin shqiptar të gazsjellësit me atë italian.

Në një ceremoni të zhvilluar në Fier, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati tha se “ky është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në ndërtimin e TAP, përfundimin e punimeve dhe vënien në punë në vitin 2020.

TAP është një nga projektet më strategjike dhe më të qëndrueshme që po ndërtohet në Evropë dhe do të ofrojë një burim të ri energjie për përdoruesit familjarë dhe bizneset e rajonit duke rritur alternativat për furnizim me energji.

Tashmë, mbi 80% e projektit është përfunduar dhe ne jemi krenarë që punimet po kryhen në përputhje me standardet më të larta dhe praktikat më të mira të industrisë.”

Seksioni detar i projektit është 105 kilometra i gjatë. Realizimi i punimeve i është besuar kompanisë së njohur italiane “Saipem”.

Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar: dy anije do përdoren për shtrimin e tubacionit dhe anije të veçanta për drenazhimin, furnizim me tuba, punimet e vogla ndërtimi, rimorkimin dhe analiza.

Për shtrirjen e tubave në ujëra të thella, deri në 810 metra, do të përdoret një anije shtrimi gjysmë e zhytur në ujë, ndërsa për shtrirje në ujëra të cekëta do të përdoret një anije shtrimi për ujëra të cekëta.

Janë 9 mijë tuba, me një peshë të përgjithshme prej 100 mijë ton, saldimi i të cilave do të bëhet fillimisht në anije, përpara se të shtrihen në fund të detit.

Një kabull me fibra optike do të instalohet përgjatë tubacionit për të mundësuar komunikimin me dy drejtime, nga tubacioni në qendrën e mbikëqyrjes dhe kontrollit, gjatë fazës operacionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)