22 Nëntor 2019

Taksa komunale për leje ndërtimore harmonizohet me nivelin qendror

Gjilan, 17 prill - Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) shqyrtoi dhe rekomandoi për Kuvend Komunal raportin financiar janar-mars 2019, raportin e panelit përzgjedhës të anëtarëve të Komitetin konsultativ për personat me aftësi të kufizuar si dhe të Komitetit konsultativ të ekspertëve të planifikimit hapësinor, propozim-vendimin për miratimin e taksës për leje ndërtimore dhe tarifës për rregullimin e infrastrukturës, për vitin 2019, propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësimin e vendimit për themelimin e KKSB-së si dhe kërkesën e Teatrit të qytetit për mbështetje financiare në shumën prej mbi 75 mijë euro.
 
Komuna e Gjilanit administron një buxhet prej 25.544.786 euro, shumë kjo e cila sigurohet nga grandet e qeverisë - 20.862.476, nga të hyrat vetanake - 4.465.883 si dhe financime nga huamarrjet -  216.427 euro. Buxheti përfundimtar për vitin 2019, me mjetet nga grandi, mjetet vetanake të vitit 2019,  donacionet dhe participim i qytetarëve arrin shumën prej 25.944.406 euro. 

Nevzad Isufi (VV) ka bërë vërejtje sa i përket anës teknike të raportit, për çka sqarime ka dhënë Ilmi Limani, zyrtar i lartë financiar.  

Po ashtu, KPF ka rekomanduar për miratim në Kuvend vendimin për taksa administrative për leje ndërtimore në lartësi prej 1.40 euro për metër katror te kategorie e parë, përkatësisht 2.50 euro te kategoria e dytë, si dhe taksën administrative për leje rrënimi në lartësi prej 0.80€/m2.  Me këtë vendim miratohet dhe tarifa për rritjen e densitetit të infrastrukturës  në lartësi prej 194.86€/kokë banori.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se taksa komunale është e harmonizuar me nivelin qendror dhe është në harmoni me ligjin për ndërtim.

Komiteti ka mbështetur njëzëri edhe kërkesën e Teatrit të qytetit për ndarjen e mjeteve në lartësi prej mbi 75 mijë euro, që e ka arsyetuar drejtori Erson Zymberi, duke thënë se kjo shumë nevojitet për kompensimin e stafit artistik dhe teknik  si dhe për aktivitetet e teatrit për vitin 2019.

Përndryshe, sa i përket propozimit të Ibish Ibishit (AAK) për të diskutuar rreth kërkesës së një grupi të qytetarëve, të cilët kanë prona në zonën e ish-kampit “Montith”, në lidhje me zbatimin e planit rregullues të vitit 2013, përkatësisht procedurën e shpronësimit, të cilin e kanë mbështetur edhe Mimoza Kadriu (Nisma), Nevzad Isufi (VV), Riza Abdyli (PDK) dhe të tjerë, duke thënë se qytetarët kanë të drejtë të interesohen për pronën e tyre, KPF u dakordua që më parë të kërkojë një informatë nga Drejtoria e Urbanizmit, për të parë se si qëndron puna në këtë rast dhe deri ku kanë arrit procedurat, meqë siç tha Avdyl Aliu (LDK), Komuna është duke hartuar hartën zonale, me të cilën duhet të përshtaten të gjitha planet rregulluese.
    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)