25 Prill 2024

Suspendohen përgjegjësit e KEK-ut të Distriktit të Prishtinës

Prishtinë, 6 mars - Bordi i Drejtorëve të KEK-ut e ka informuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik se duke u nisur nga qëndrimet e Komisionit Ndërqeveritar për Ndërmarrjet Publike dhe raportet e marra nga komisionet ndërinstitucionale lidhur me të gjeturat nga faturimi i energjisë elektrike për janar të këtij viti, në marrëveshje me menaxhmentit e KEK-ut ka vendosur që t’i suspendojë udhëheqësit e Distriktit të Prishtinës.

Me këtë vendim janë suspenduar menaxheri i faturimit në Divizionin e Furnizimit në nivel të KEK-ut, drejtori i distriktit të Prishtinës, menaxheri i furnizimit të Prishtinës dhe udhëheqësi i përkujdesjes në distriktin e Prishtinës.

Komisioni Ndërqeveritar i Ndërmarrjeve Publike ditë më parë ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, që Zyrtarët e lartë – menaxhmenti i KEK-ut, menjëherë të sanojë gjendjen e krijuar duke korrigjuar faturat në bazë të gjendjes reale të energjisë së shpenzuar elektrike nga ana e konsumatorëve.

Edhe me këtë rast, ftohen të gjithë qytetarët e vendit të cilët konsiderojnë se faturat e marra nuk paraqesin gjendjen faktike të energjisë së shpenzuar që t’i drejtohen me ankesa KEK-ut dhe njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që nuk kanë ankesa të bëjnë pagesën e faturave të energjisë elektrike.

Edhe me këtë rast duhet theksuar se faturat e muajit janar nuk janë pasojë e rritjes së tarifave të energjisë elektrike.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të përcjell me vëmendje realizimin e masave të përcaktuara nga ana e Komisionit Ndërqeveritar për NP nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut në dhe në cilësinë e aksionarit dhe do të kërkon realizimin e tyre të plotë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)