23 Janar 2019

Starton “Njësia B1”, KEK-u në prodhim me kapacitete të plota

Prishtinë, 13 dhjetor - Pas një remonti kompleks, “Njësia B1” e Termocentralit “Kosova B” është kthyer në prodhim. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nga sot është në prodhim me kapacitete të plota. Prodhimi vendor nga termocentralet e KEK-ut, sot është rreth 800 megavat orë energji elektrike.

“Kemi përfunduar me sukses një proces shumë sfidues dhe kompleks të riparimit të Turbinave dhe Gjeneratorit në njësinë “B1”. Gjatë dy ditëve të fundit janë kryer me sukses të gjitha testet e komisionit në sistemin e Turbinave dhe Gjeneratorit."

"Kurse dje është bërë ndezja e sistemit te kaldajës, proces ky i cili pastaj ka vazhduar me komisionimin e nxehte në sistemin e turbinave, gjeneratorit G1 dhe pas testimit të suksesshëm, pas mesnatës të datës 12.12.2018 është bërë sinkronizimi i “Njësisë B1” në sistem”, ka thënë Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Sipas tij, falë angazhimit maksimal të të gjithë akterëve në proces, lëshimi në operim i kësaj njësie është bërë dy ditë para planit dinamik të paraparë.

“Për informim, sot nga ora 01.54 e mëngjesit KEK është duke prodhuar me kapacitetin maksimal prodhues në termocentralet e “Kosovës A” dhe “Kosovë B”, respektivisht me njësit gjeneruese A3, A4, B1 dhe B2 dhe me kapacitet maksimal prodhues prej 800 megavat orë energji elektrike”, ka bërë të ditur Thaçi.

Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës është e licencuar vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe e cila operon konform licencës, ndërsa përgjegjësin për shpërndarje dhe furnizim, duke përfshirë edhe importin kur konsumi është me i madh sesa prodhimi e kanë kompanitë tjera të licencuara në treg, në këtë rast, KEDS / KESCO si operator i shërbimeve universale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2019  - Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë organizon ngjarjen “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 9:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. (Komanda e  Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe tek shtatorja në Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesën e Rektorëve të Universiteteve Publike rreth programeve të pa akredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë, do të shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël. (Kino ABC, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet draft-Planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 14:30)

- Jepet shfaqja “I vetëm në banesë” i autorit gjilanas Avni Shkodra, me regji të Natyra Kallabës, kurse do të luajnë aktorët e Tetarit të Gjilanit. (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 19:00)