28 Mars 2024

SPEK: Gjukaj është i korruptuar, kërkojmë dorëheqjen e tij

Prishtinë, 7 mars - Drejtues të Sindikatës së Pavarur të Elektrokosovës (SPEK), kanë akuzuar drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj për korrupsion dhe nepotizëm, duke i kërkuar edhe dorëheqje.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që shujta për punëtorët e KEK-ut të ngritet në 1.8 euro, që punëtorët të mos punojnë 9 orë në ditë, të mos ketë shtrenjtim të rrymës dhe të mos ketë punësim në mënyrë të parregullt. Ndërsa, kanë paralajmëruar se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 11 mars, atëherë janë të gatshëm ta bllokojnë hyrjen e Elektrokosovës.

Në një konferencë për media të dielën, kryetari i SPEK-ut, Lazër Krasniqi, ka thënë se kjo sindikatë ka rreth vetes 2 mijë punëtorë që janë të gatshëm ta bllokojnë hyrjen e Elektrokosovës nëse deri më 11 mars, nuk plotësohen këto kërkesa.

“Rishqyrtimi i rregulloreve për operacione të distriktit të KEK-ut 1,2,3, të aprovuara jashtë ligjit dhe pa pëlqimin e zyrës ligjore në KEK dhe pa pjesëmarrje të SPEK-ut e me të cilat punëtorët largohen nga puna pa procedura të paraparë me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të KEK-ut të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut më 28 gusht 2008, por me procedura arbitrare dhe joligjore, dhe si të tilla janë inekzistente”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu, sindikalistët kanë akuzuar drejtorin menaxhues të KEK-ut Arben Gjukaj për korrupsion dhe nepotizëm, duke i kërkuar edhe dorëheqje.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)