29 Mars 2024

Sot protestohet serish kundër KEK-ut

Prishtinë, 12 prill - Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka paralajmruar për sot përsëri protesta me moton “Ndal hajninë, zhvilloje shtetin”.

Protesta do të fillojë para ndërtesës së KEK-ut, për të vazhduar deri para objektit të Qeverisë.

Kërkesat e protestës janë: Rishikimi i politikave tarfiore të energjetikës në Kosovë dhe kompenzim i të gjithë qytetarëve që kanë qenë viktima të keqmenaxhmentit në KEK, duke përfshirë qytetarët që s’kanë pasur mundësi të ankohen.

Kërkesa tjera po ashtu janë" Shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e drejtorit Arben Gjukaj, shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Bordit të KEK-ut, shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Ministrit Besim Beqaj dhe shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Ministrit Bajram Rexhepi si ministri më i përfolur për korrupsion dhe përgjegjës i një ministrie që do të duhej ta luftonte korrupsionin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)