24 Prill 2024

Sot nis konferenca e donatorëve për energji të qëndrueshme në Kosovë

Prishtinë, 14 maj - Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovës organizon nesër “Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme në Kosovë”, që ka për qëllim t’i japë shtytje dhe të sigurojë mbështetje për projektet në fushën e energjisë me fokus Burimet e Ripërtritshme të Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë drejtues të lartë të  Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe donatorë e investitorë potencial në këtë fushë. 

Të pranishëm Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore - Ellen Goldstein,  Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian - Joost Korte, Koordinatori i Asistencës për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Daniel Rosenblum, etj.

Më këtë rast Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka nënvizuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të çuar më tej projektet energjetike, zhvillimin e Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë që qëllim që Kosova të ketë energji të qëndrueshme, konform standardeve ndërkombëtare dhe kosto të përballueshme për qytetarët.

Ndërkaq Jeffrey Baker drejtor i Zyrës pëe Evropë dhe Euro- Azi në Thesarin e SHBA-së, kreu i MZHE-së ka informuar atë për përgatitjet që janë bërë për Konferencën e Donatorëve, duke nënvizuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat.

Nga ana e tij, Baker ka rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke vlerësuar Konferencën për Energji si një mundësi të mirë për të prezantuar resurset energjetike të Kosovës dhe mundësitë e investimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)