04 Gusht 2020

Sot moti stabil, nesër moti me reshje shiu

Prishtinë, 15 korrik - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se situata meteorologjike të mbetet stabile edhe gjatë ditës së mërkurë.

Vranësira të pakta parashihen kryesisht për gjatë relievit malorë, por edhe në lartësitë mesatare parashihen vranësira të shpërndara.

Të enjten parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshoj, e pasuar me kushte për reshje shiu.

Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)