25 Prill 2024

Sot moti me vranësira dhe reshje shiu, java e ardhshme më e nxehtë

Prishtinë, 19 korrik - Në parashikimin e motit për diten e sotme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e diele do të karakterizohet me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet paraqiten pothuaj konstante me ditët e fundit.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme parashihet të jetë më e nxehtë, duke bërë që grafiku në fushat termike të shënoj ngritje në të dy vlerat ekstreme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)