28 Mars 2024

Sot mot me vranësira, nesër prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë

Prishtinë, 22 prill - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.

Në orët e para, vende-vende mund të ketë riga shiu. Gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli.

Nesër situata meteorologjike do të lëvizë drejtë stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të pësoj rritje.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)