09 Prill 2020

Sot mot me reshje bore, nga nesër temperaturat shënojnë rritje të lehta

Prishtinë, 25 mars - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot do të vazhdoj të mbaj mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të borës, temperaturat mbesin të ngjashme me ato të ditës së marte.

Të enjten parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)