06 Gusht 2020

Sot mot me diell dhe vapë, nesër vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Prishtinë, 10 korrik - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe me vapë, derisa të shtunën do të ketë qarkullim të masave ajrore duke kushtëzuar kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu.

Shi parashihet vetëm në rrafshin e Dukagjinit, derisa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe rrezeve të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)