24 Shkurt 2019

Sot mot kryesisht me diell

Prishtinë, 11 tetor - Do të mbaj mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdoj ti mbajë vlerat e mbi normales.

Indeksi UV do ti shënoj vlerat e mesatares, që nënkupton se gjatë gjithë ditës nuk do të ketë rrezik edhe nëse ju ekspozohemi direkt rrezeve të diellit.

Do të fryjë erë nga  drejtime i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)