23 Prill 2024

Sot më pak reshje ndërsa nesër parashihet të ketë më shumë reshje

Prishtinë, 24 korrik - Në parashikimin e motit për diten e sotme dhe te neserme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut të ardhura mbi vendin tonë, do të mbesin të qëndrueshme, por duke u dobësuar.

Ky dobësim i këtyre masave parashihet të vij ditën e shtune, pasi që do të ketë luhatje në fushat barike duke bërë që gjendja në troposferë të ndryshoj përkohësisht.

Do të ketë vranësira jostabile të cilat parashihen të sjellin reshje shiu.

Derisa dita e sotme sipas IHK-se premton më pak reshje, dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit dhe vende-vende do të ketë edhe zbrazje elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius Indeksi UV mbetet në sinjalin e kuq që nënkupton përkujdesje nga rrezet direkt të diellit (zbato këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që nga ora 9-17 sa më pak në kontakt me rrezet e diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse). Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)