31 Maj 2020

Sot mbahet forum publik mbi privatizimin e Distribucionit të KEK-ut

Prishtinë, 28 qershor - Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, do t’i drejtohet me një fjalë forumit publik mbi “Privatizimin e Distribucionit të Energjisë Elektrike në Kosovë: Përmirësimi i Sigurimit të Furnizimit në Kosovë me qëllim të Rritjes Ekonomike.” 

Qëllimi i këtij forumi është që të diskutohet rëndësia e privatizimit të komapnisë së elektrodistribucionit, në mënyrë që të arrihet deri tek një furnisim i qëndrueshëm me energji elektrike, dhe për të të siguruar qëndrueshmërinë afatgjate financiare të sektorit. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mungesa e furnizimit të sigurtë me energji vazhdon të jetë pengesa më e përhapur ndaj zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes ekonomike në Kosovë. Reforma e përgjithshme e sektorit, duke përfshirë edhe privatizimin, është qenësore, dhe mund të arrihet më së miri duke tërhequr investitorë privatë financiarisht të fuqishëm e me përvojë teknike.

Për të arritur këtë qëllim, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar ndaj dy transaksioneve qenësore dhe afërsisht të ndërlidhura: Termocentrali Kosova e Re, për mihje dhe gjenerim; si dhe privatizimi i Kompanisë së Distribucionit.

Forumi Publik do të trajtojë disa zgjedhje të vështira në politikat që kanë të bëjnë me privatizimin e Kompanisë së Distribucion, siç janë mbrojtja e konsumatorëve të ndjeshëm si dhe menaxhimi i ngritjeve të domosdoshme të tarifave.

Organizimi do të bëhet nga partneri i USAID, Shoqata Kombëtare e Komisionerëve të Rregullatorëve (NARUC).

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)