20 Korrik 2019

Sot do të mbajë mot me diell dhe temperatura deri 20 gradë Celsius

Prishtinë, 17 mars - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdoj ti mbajë vlerat e mbinormales, por masat e ajrit të cilat do të vijnë nga juglindja edhe pse të dobëta do të jenë aktive dhe do të krijojnë kushte për ajër të cilësisë së mirë.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)