24 Janar 2020

Sot do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë

Prishtinë, 30 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike.

Në këtë situatë meteorologjike sipas IHK-së do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë (respekto këshillat e Institutit Kombëtar për Shëndet Publikë, që nënkupton se në intervalin kohor ndërmjet orës 10-17, lëvizjet të jenë sa më të kufizuara, ose të përdoren masat mbrojtëse).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)