18 Prill 2024

Sot dhe nesër riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit

Prishtinë, 2 shtator - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vjeshtës meteorologjike vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellur edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)