24 Prill 2024

Sot dhe nesër mbahet edicioni i 5-të i Green Business Expo

Prishtinë, 1 dhjetor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka njoftuar se sot do te organizohet edicioni i 5-të e Green Business Expo i cili do të mbahet përgjatë dy ditëve.

Duke marr parasysh rrethanat aktuale, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vendosur që Green Business Expo të mbahet në formë virtuale, kështu duke zhvilluar për herë të parë një platformë të tillë në Kosovë.

''Por gjithashtu, kemi vazhduar traditën tonë që sa më shumë ti zhvillojmë si prodhimet por edhe shërbimet vendore, duke i promovuar produktet Made in Kosova'', thekson Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Pjesë e Green Business Expo do të jenë edhe Forumet e Gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të flasin për tema si sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, përmirësimin e  efeçiencës së energjisë në ndërtesa, menaxhimin e mbeturinave dhe demolimit në Kosovë, trajtimin e ndryshimeve klimatike përmes prokurimit publik, si dhe për programet e gjelbra të rimëkëmbjes ekonomike.

Green Business Expo do të jetë i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare.

Sektorët të cilët do të jenë pjesë këtë edicion janë: Ndërtimi dhe eco – enterieri, Efiçienca e energjisë, Energjia e ripërtërishme  dhe Riciklimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)