19 Mars 2024

Sot dhe nesër do të vazhdojë moti i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë, 27 mars - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

Dita e premte dhe e shtune do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet ma të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)