20 Prill 2024

Sot dhe nesër do të mbajë mot me diell

Prishtinë, 18 prill - Në parashikimin e motit për vikend, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i qetë.

Dita e diele do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e Dukagjinit dhe jugun e rrafshit të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë s parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Java tjetër paraqitet me kushte tjera meteorologjike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)