28 Mars 2024

Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme edhe për gjatë kësaj jave

Prishtinë, 3 qershor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme edhe për gjatë kësaj jave.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat do të mbizotërojnë mbi territorin tonë.

Në fushat barike kemi luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale.

Kjo situata labile e motit do të sjell kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius.

Dita e hënë parashihet të jetë më e freskëta, përderisa, dita e premte paraqitet me maksimumin e temperaturave gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Vikendi do të jetë më i ngrohtë me temperatura tipike të cilat do ti përgjigjen mesatareve të muajit qershor.

Kjo si pasojë e masave të ngrohta të ajrit të cilat janë në rrugëtim, nga Afrika Veriore drejt Gadishullit të Ballkanit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)