16 Korrik 2020

Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme

Prishtinë, 3 qershor - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Edhe dita e mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato mbesin konstante me ditët paraprake.

Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)