20 Prill 2024

Sistemet energjetike më të shtrenjta dhe më pak të qëndrueshme

Vjenë, 27 mars - Një raport i ri i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) tregon se më shumë njerëz se kurrë më parë mund ta përdorin energjinë elektrike, por sistemet energjetike janë bërë më të shtrenjta dhe më pak të qëndrueshme se pesë vjet më parë.

Ndërsa më pak se një miliard njerëz jetojnë tani pa pasur energji elektrike, shqetësimet mbi përballueshmërinë dhe barazinë e përdorimit të energjisë janë në rritje.

Raporti bën thirrje për veprim urgjent nga ana e politikëbërësve dhe e biznesit për të mbrojtur zhvillimin e energjisë për brezat e ardhshme.

Ndërkohë që Kina dhe India kanë rezultate të ulëta për sa i përket performancës së sistemit, ato zënë dukshëm vend të lartë në renditje kur bëhet fjalë për gatishmërinë.

Kjo tregon se ndërkohë që sistemet e tanishme të vjetruara të energjisë nuk janë gati për fazën kalimtare, po krijohet një mjedis i përshtatshëm për ta mbështetur këtë proces. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)