25 Prill 2024

Simensi do të investojë në energjinë e erës

Kopenhagë, 17 qershor - Gjiganti industrial gjerman Simens, në Danimarkë, planifikon që gjatë dy viteve të ardhshme të investojë më shumë se 150 milionë euro në zgjerimin e punës në sektorin e prodhimtarisë së energjisë nga era.

Simensi lajmëroi se në planet janë përfshirë hapja e qendrave të reja hulumtuese dhe zhvillimore në Danimarkë, si dhe zgjerimi i atyre ekzistuese.

Kompania gjermane me qëllim që t’i kënaqë kërkesat rritëse për energji përtëritëse, tashmë hapi fabrika të reja në turbina me erë në Kinë dhe SHBA dhe qendra hulumtuese zhvillimore në Gjermani, Danimarkë, Britani, Holandë dhe SHBA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)