19 Mars 2024

Shumë shpejt do të fillojë dizajnimi detaj i projektit për bateri

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues Drejtorin e ri të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovë, Rinor Gjonbalaj. Po ashtu, Ministri përshëndeti Drejtoreshën e deritanishme znj. Sarah Olmstead, të cilën e uroi për përfundimin e suksesshëm të misionit të saj shumë-vjeçar në Kosovë.

Përgjatë takimit u diskutua lidhur me rrjedhën e projektit për bateri. Me këtë rast Ministri u njoftua që shumë shpejt do të fillojë dizajnimi detaj i projektit, i cili shënon edhe hapjen e rrugës drejt realizim të projektit.

Delegacioni i MCC-së falenderoi Ministrin Murati dhe Sekretarin Spahiu për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Programit Kompakt, me theks të veçantë angazhimin e personelit të Ministrisë në zbatimin e projektit.

Me këtë rast, Ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.

Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)