19 Prill 2024

Shtrejtimit i energjisë elektrike rëndon xhepin e çdo qytetari

Prishtinë, 21 qershor - Konsorciumi i Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) kundërshton vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike ishte paralajmëruar qysh në muajin shkurt. Dje më 20 qershor 2012, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) mori vendim për shtrenjtimin e saj për 8.9%, duke filluar nga 1 qershori 2012.

Më 8 shkurt 2012, përmes një konference për media 2 organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile kanë kundërshtuar kërkesën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për 23%, duke filluar nga 1 prilli 2012.

"Edhe atëherë, por edhe tani, vlerësojmë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është e pa bazë dhe nuk pasqyron koston reale të prodhimit të energjisë, për këto arsye:"

Humbjet teknike dhe komerciale të energjisë arrijnë në 37%, humbje të cilat kapin vlerën prej rreth 77 milion eurosh. Shumë e cila do t’i mjaftonte KEK për të mbuluar shpenzimet e importit dhe ato operacionale.

Përveç kësaj, kërkesa për ngritje të tarifave është bërë edhe për të mbuluar shpenzimet e mëdha financiare që KEK dëshiron t’i bëjë në termocentralin ‘Kosova A’.

Shpenzime këto të kota kur dihet që ky TC duhet të mbyllet në vitin 2017 në përputhje me Traktatin e Athinës;

· Rritja e çmimit të energjisë elektrike po bëhet edhe për t’i krijuar favore investitorit privat i cili do të menaxhoj me rrjetin e energjisë elektrike. Qeveria e Kosovës dhe këshilltarët teknik të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) disa herë e kanë përsëritur se çelësi për privatizimin e rrjetit të energjisë do të jetë ngritja e tarifave të energjisë.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shitur rrjetin e energjisë për 26 milion euro, ky vendim ZRrE-së është një hap tjetër i dëmshëm, i cili do të rëndoj edhe më shumë xhepin e çdo qytetari.

Një nga arsyetimet e KEK për rritjen e çmimit të energjisë ka qenë ndalesa e
subvencioneve nga ana e Qeverisë për këtë ndërmarrje publike, andaj KEK i nevojiten 45 milionë euro shtesë dhe si zgjidhje është paraparë rritja e çmimit të energjisë për 23%.

· Është shqetësues fakti se kjo ngritje e çmimit nuk do të jetë përfundimtare. Sipas raportit të Bankës Botërore - ‘Zhvillimi dhe vlerësimi i opsioneve të furnizimit me energji elektrike për Kosovën’3 - çmimi i energjisë në Kosovë pritet të rritet mesatarisht 4.5% në vit në mënyrë që të mbulohet ndërtimi i termocentralit të ri.

· Para pak kohe, përmes një vendimi, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që tantema për
qymyr të shënojë po ashtu ngritje. Kësisoj, nga 0.27 euro cent, vlera e saj do të rritet në 3 euro për një ton. Kjo është bërë me qëllim të shtimit të buxhetit të shtetit për 22 milion
euro.

Kjo vlerë duhet të paguhet nga 1 janari i vitit 2013. KEK-u do ta paguaj këtë vlerë
duke kërkuar ngritje të mëtejme të tarifave të energjisë.

Kështu, vitin e ardhshëm, përveç rritjes prej 4.5% sa parashihet nga BB, do të ketë rritje edhe për mbi 10% për të mbuluar kosto ne tantemës së rritur.

Shqetësues është edhe fakti se rritja e çmimit të energjisë bëhet në mënyrë retroaktive, nga 1 qershori 2012, duke shkelur të drejtën e konsumatorëve për t’u informuar drejt për çmimin e shërbimit të cilin ata e përdorin.

KOSID u bën thirrje të gjithë akterëve të involvuar në ristrukturimin e sektorit energjetik që të ndalojnë menjëherë me faljen e distribucionit dhe të kthejnë në rishqyrtim vendimin për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Vetëm kësisoj kosovarët do të mund të mbulojnë koston edhe ashtu të lartë të energjisë elektrike për xhepin e tyre.

KOSID, shqetësimet e saj do t’i demonstroj para Qeverisë së vendit edhe përmes organizimit të protestave, për të mobilizuar qytetarët kundrejt kostos së re që u ngarkohet për përfitime të kompanive private.

Nënshkruesit e Komunikatës:

Aliriza Arenliu në emër të Dokufest
Mexhide Spahija në emër të Forumit për Iniciativa Qytetare
Fisnik Korenica në emër të Grupit për Studime Juridike dhe Politike
Agron Demi në emër të Institutit për Studime të Avansuara GAP
Leonora Kryeziu në emër të Institutit për Studime Politike të Prishtinës
Krenar Gashi në emër të Institutit për Politika Zhvillimore
Faik Ispahiu në emër të Internews Kosova
Raba Gjoshi në emër të Iniciativës së të Rinjve për të Drejta të Njeriut
Jeta Xharra në emër të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)