26 Prill 2024

Shqiptarët në veri ankohen për reduktime selektive të rrymës

Mitrovicë, 27 dhjetor - Banorët e Lagjes së Doktorëve në veri të Mitrovicës ankohen për probleme të theksuara sa i përket furnizimit me energjie elektrike.

Këtë problem ata e kanë shtruar edhe në një takim që kanë pasur të martën me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.

Musa Miftari, në emër të banorëve të Lagjes së Doktorëve, tha se ndërprerjet e rrymës kohëve të fundit janë shumë të shpeshta.

Ai theksoi se kjo është duke shkaktuar pezëm tek banorët, të cilët edhe ashtu jetojnë në një ambient të tensionuar.

Miftari tha se indinjatë tek banorët më së shumti është duke shkaktuar ndërprerja e energjisë në mënyrë selektive.

Ai tha se për dallim prej tyre, banorët serbë që jetojnë përreth nuk kanë probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ai përmendi si shembull edhe një ndërtesë kolektive në hyrje të lagjes ku jetojnë disa familje serbe e po ashtu potencoi se në atë ndërtesë asnjëherë nuk ndërpritet rryma, përderisa kjo ndodh shpesh në pjesën tjetër të lagjes ku jetojnë shqiptarët.

Tha se kanë kontaktuar me zyrtarë serbë që menaxhojnë me distribucionin energjetik në veri si dhe me zyrtarët e KEK-ut, por nuk është bërë zgjidhje.

“Si pasojë e kësaj situate të rinjtë janë mjaft të revoltuar dhe situata mund të tensionohet, prandaj duhet të ndërhyhet që të gjendet një zgjidhje”.

Ai theksoi se nga strukturat serbe që menaxhojnë me energjinë në veri tash së fundi nuk kanë ndonjë kërkesë për të paguar faturat e energjisë.

“Nuk kemi ndonjë kërkesë së fundi, përderisa më herët kanë qenë, por ua kemi bërë të qartë se ne nuk i paguajmë faturat e një ndërmarrje që vepron në mënyrë ilegale në Kosovë”.

Në anën tjetër, kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka shprehur respekt për sjelljen e matur të qytetarëve në veri, përkundër situatës së tensionuar dhe problemeve të vazhdueshme që kanë.

Ai tha se do të angazhohet që të gjendet një zgjidhje e shpejtë sa i përket problemeve që kanë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ai kërkoi prej banorëve që të sqarojnë situatën reale dhe në qoftë se ka probleme teknike atëherë komuna në bashkëpunim me KEK-un do të ofroj zgjidhje.

“Në kuadër të mundësive që kemi do të ndihmojnë me të gjitha mjetet që banorët të mos kenë probleme të tilla”.          

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)