20 Prill 2024

Shqipëria raporton ulje të prodhimit të energjisë

Tiranë, 24 gusht - Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 Shqipëria ka prodhuar më pak dhe importuar më shumë energji elektrike se në të njëjtën periudhë të vitit 2011, thotë përmes një raporti Instituti i Statistikave.

Sipas shifrave të INSTAT sasia e importuar përbën 44.9 për qind të sasisë të energjisë elektrike të përftuar gjithsej ndërkohë që raportohen dhe rritje të humbjeve në rrjet.

Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 u ul me 4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2011.

Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u ul me 16.4 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2011. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)