20 Prill 2024

Shqipëri, eksporti i energjisë rritet me 30 për qind

Tiranë, 28 tetor - Eksporti i produkteve energjetike nga Shqipëria gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti u rrit në 215 milionë euro ose 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e tregtisë së jashtme të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë periudhës janar-shtator 2010 Shqipëria pati eksportuar 165 milionë euro produkte energjetike, kryesisht naftë bruto nga Patos-Marinza dhe energji elektrike.

Por këtë vit, eksportet e energjisë elektrike janë ndaluar ndërkohë që eksportet e naftës kanë përfituar njëkohësisht nga rritja e prodhimit dhe rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

Prodhimi i naftës bruto në vendburimin e Patos-Marinzës ka arritur aktualisht në 14 mijë fuçi naftë në ditë, afërsisht rreth 2300 tonë.

Çmimi i shitjes së naftës shqiptare në tregjet ndërkombëtare është rreth 74 dollarë për fuçi, gjë që përfaqëson rreth 65 për qind të çmimit BRENT në Bursën e Londrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)